Një restorant i menduar dhe pasuruar mirë vetëm e vetëm për kënaqsinë e klientëve tonë. Restauranti ynë ofron cilësi, rehati dhe komoditet si në pjesën e brendshme ashtu edhe në pjesën e hapur të bukur dhe të qetë përpara hotelit.

Në restorantin e hotelit do të shijoni një mengjes të pasur me produkte të fresketa, drekën dhe darkën me specialitete të kuzhinës tradicionale mesdhetare si dhe specialitete të peshkut të freskët.

Menuja tradicionale mesdhetare pasurohet me picat e llojeve të ndryshme, dhe picat specialitete të vetë restorantit.

Restoranti mund të shërbej deri në 100 persona, me menu të përzgjedhur me kujdes si vendore ashtu edhe mesdhetare, duke iu përshtatur gjithmonë shijeve të klientëve tanë. Ne kemi krijuar një ambient i cili është gjithmonë i gatshëm të ofrojë dhe shërbej shije të reja dhe të veçanta.

Shefat e kuzhinës tonë krijojnë çdo pjatë që balancon shijet dhe nuancat e përbërësve vendas të përgatitur për të krijuar një shfaqje gastronomike që bëhet “shije për t’u mbajtur mend, shija e një vendi për momentin”.

Përsosmëria në kuzhinë fillon me përbërësit dhe produktet e fermerëve vendas që janë të përzgjedhur për të siguruar freski, cilësi dhe shije. Kjo rezulton në përsosmërinë e kuzhinës me pjata që tërheqin shqisat e shikimit, nuhatjes dhe shijes.

×